Banorët përshkruan tmerrin pasi një piton i gjatë pesë metra tentoi të futej në një shtëpi në Hampshire të Anglisë.
Pitoni birman, që u arratis nga një pronë aty afër shtëpisë, u fotografua duke tentuar të hynte brenda përmes dritares së katit të sipërm nga çatia e një shtëpie në Chandler’s Ford, Hampshire. Zvarraniku shkaktoi panik te banorët mëngjesin e të martës.

Pitoni iu kthye pronarit, por një nga banorët bëri thirrje që gjarpërinjtë të mbahen në mënyrë të sigurt./UBTNews/