Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka vizituar Podujevën për të parë nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike, një nga projektet kyçe të planit investiv për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Objekti, i cili po ndërtohet me një investim prej 4 milionë eurosh, do të ofrojë infrastrukturë moderne për sportin e notit, të përshtatshme si për stërvitje të përditshme, ashtu edhe për gara profesionale.
Çeku u shpreh se ky projekt është dëshmi e angazhimit të institucioneve për të krijuar kushte më të mira për sportistët dhe për zhvillimin e sportit në vend, duke theksuar se përgatitjet për Lojërat Mesdhetare po ecin sipas planit.
“Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre investimeve strategjike për gjeneratat e reja./KP
