UBT News

Pishina më e thellë e zhytjes në Dubai

Tashmë shtëpia e rrokaqiellit më të lartë dhe qendrës më të madhe tregtare në botë – Dubai sapo ka hapur një atraksion tjetër rekord – pishinën më të thellë të zhytjes në botë.

Me një thellësi 60 metra, pishina, pjesë e atraksionit Deep Dive Dubai – ia rrëmbeu rekordin Deepspot-it të Polonisë, me thellësi rreth 45 metra.

Pishina ka 14 milionë litra ujë të freskët – sa gjashtë pishina olipmike – dhe është katër herë më e madhe sesa ndonjë pishinë tjetër e zhytjes në botë. Kjo pishinë hyri në librin Guinness, si “Pishina më e thellë e zhytjes”, më 27 qershor.

Pjesëmarrja është vetëm me ftesa aktualisht, por më vonë do të hapet për publikun. Princi i Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ishte një nga vizitorët e parë dhe ndau eksperiencën e tij në rrjete sociale.

Temperatura e ujit është 30 gradë Celsius, temperaturë e përshtatshme për të veshur rroba të holla ose rroba banjo./UBTNews

Exit mobile version