UBT News

Pishina më e lartë në botë “e pafundësisë” është hapur në Dubai

Ka pak ndjenja aq çliruese sa notimi në ajër të hapur, poshtë qiellit blu që shtrihet deri në horizont – dhe tani në Dubai mund ta bësh atë gati 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Emëruar në mars si pishina më e lartë në botë e “pafundësisë” brenda një ndërtese, vendi i larjes në tavanë në adresën Beach Resort, një vend i sapohapur është pishinë marramendëse, me lartësi 293 mijë e 906 metra.

Kjo pishinë është rreth nëntë-dhjetë herë më e gjatë se Kulla Eifel. Pra, është gati dy herë më e gjatë se një pishinë me madhësi Olimpike.

Pishina është e hapur vetëm për mysafirët e hotelit, të moshës 21-vjeçare e lart, por ju mund ta shijoni këtë pamje mahnitëse duke rezervuar një tavolinë në restorantin ngjitur në tavanë, Zeta Seventy Seven. Restoranti aziatik Fusion është quajtur kështu sepse ai dhe pishina gjenden në katin e 77-të të hotelit.

Përveç se është një investim i mahnitshëm, ky vendpushim mban edhe rekord Guinness. As pamjet mbresëlënëse nuk kufizohen vetëm në ato të niveleve të sipërme.

Addres Beach Resort dhe Addresss Beach Residences janë të vendosura në dy kulla të cillat janë të lidhura në themel dhe në një urë qielli nga niveli i 63-të në atë të 77-të./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version