Lajmi që kënga ‘E duam lumturinë’ u fshi nga Pirro Çako ishte një ndër artikujt më të lexuar sot.
Publiku ka agravuar me komente të shumta në rrjet në lidhje me padrejtësinë që sipas tyre po i bëhet Parashqevi Simaku.
Ky veprim ka rikthyer vëmendjen tek artisti dhe muzikanti, që shpeshherë ka qenë nën hije të përjetshme të këngëtarëve më të njohur.
Të drejtat e këngës janë në menaxhimin e kompanisë “FOLÉ”. Ky ndryshim simbolizon hap të ri në mbrojtjen e të drejtave të artistëve shqiptarë, për të siguruar që ata të marrin atë që u takon nga puna. Pakënaqësitë e mëparshme për mënyrën si janë trajtuar të drejtat e autorit po shndërrohen në një debat më të gjerë mbi nevojën për transparencë dhe mbështetje institucionale për artistët.
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut
UBT News ka kontaktuar me “FOLÉ” të cilët u shprehen se:
“Kënga e Parashqevit është një krijim i artistit Pirro Cako dhe të gjitha të drejtat e kësaj kënge i përkasin atij. Kemi vërejtur se kjo këngë është publikuar në disa platforma të tjera në mënyrë të paautorizuar (pirate). Si rrjedhojë, ne kemi ndërmarrë hapa ligjorë dhe kemi bërë disa kërkesa zyrtare tek YouTube për të hequr përmbajtjen e shpërndarë pa leje. Falenderojmë të gjithë ata që respektojnë të drejtën e autorit dhe mbështesin krijimtarinë artistike të mbrojtur ligjërisht. Me respekt, FOLÉ”, thanë ata. /UBT News/