Javën e kaluar Pinterest tha se do të ndalonte çfarëdo lloj reklamimi i cili kishte të bënte me humbjen e peshës në platformë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e dietave jo të shëndetshme.
Nga data 1 Korrik platforma ka filluar të bllokojë reklama të cilat kanë gjuhë ose imazhe që promovojnë forma të ndryshme trupore.
Si me çdo rrjet tjetër social sfida nuk ka të bëjë me vendosjen e rregullave më tepër sesa aplikimin dhe zbatimin e tyre për tu siguruar se askush nuk i kapërcen ato.
Edhe pse njihet si një platformë kur shumë njerëz gjejnë rehati online, historikisht është përballur me problemin e promovimit të stileve jo të shëndetshme të jetesës.
Në të vërtetë përmbajtje të tilla janë ndaluar që prej 2012-ës por kanë gjetur rrugën në platformë përgjatë viteve. /PCWorld Albanian