Një piungin i llojit Fairy besohet se është i pari i llojit të tij në botë që do t’i nënshtrohet skanimit MRI. Chaka, i cili jeton në Sea Life në Weymouth, iu nënshtrua skanimit MRI në Somerset.
Skanimi është përshkruar si një moment historik i rëndësishëm në fushën e mjekësisë veterinare.
Pippa Tucker nga Cave Veterinary Specialists tha se skanimi MRI është “diçka krejtësisht e re” për ekipin dhe sfida më e madhe ishte që ai të ndihej rehat.
Besohet se informacionet e mbledhura gjatë skanimit mund të përdoren për të mbështetur ruajtjen e popullsisë së egër në botë të pinguinëve Fairy, të cilët janë më të vegjëlit nga 17 speciet e pinguinëve./UBTNews/