Një medikament eksperimental oral, që mund të trajtojë sëmundjen COVID-19, mund të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit, ka thënë Albert Bourla, shef ekzekutiv i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, në një intervistë për CNBC.
Paul Hunter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një pilulë orale, edhe pse nuk e zëvendëson vaksinën, mund të jetë “një shtesë e dobishme” në medikamentet për trajtimin e pacientëve me COVID-19