Një pikturë e realizuar në vitin 1901 nga piktori impresionist Claude Monet, “Vétheuil në dritën e mëngjesit”, është shitur në një ankand në Paris për 10.2 milionë euro, duke u renditur ndër rezultatet më të larta në tregun francez të artit në vitet e fundit.
Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s, në të njëjtin ankand u shit edhe një tjetër vepër e Monet, “Ishujt e Port-Villez” (1883), e cila arriti çmimin 6.45 milionë euro.
Këto shitje përbëjnë rekord për veprat e Monet të tregtuara në ankande në Francë që nga viti 2000, duke dëshmuar interesin e vazhdueshëm për krijimtarinë e tij në tregun ndërkombëtar të artit.Megjithatë, rekordi absolut për një pikturë të Monet mbetet ai i veprës “Meules”, e cila u shit për 110.7 milionë dollarë në një ankand në New York në vitin 2019
