Nutricionistja Dafina Demolli në emisionin “Stop” në Radio Campus, mes tjerash tregoi disa receta për pije të cilat mund t’i përgatitni dhe që ndikojnë në rritjen e imunitetit.
“Atëherë pasi veçse edhe jemi në këtë kohë pandemie, po i them disa prej smoothies që rritin sistemin imunitar p.sh grejpfrut, portokall, limon, mollë, me këtë smoothie në marrim një dozë të lartë të vitaminës C dhe mbushemi me antioksidantë ku antioksidantet pra luftojnë radikalet e lira në organizëm të cilat shkatërrojnë qelizat tona. Një smoothie tjetër mund ta bëjmë me mollë të gjelbër, karrotë dhe portokall. Edhe ky smoothie ndikon po ashtu në ritjen e imunitetit dhe është i pasur me Vitamin A, B6, B9. Rrep, karrot, xhinxhër, mollë, dredhëza të ngrira dhe kivi është kombinimi tjetër i cili ndikon në rritjen e imunitetit”, deklaroi ajo.
Demolli thotë se këto pije mund t’i përgatitni edhe në mëngjes e t’i ruani gjatë ditës dhe t’i konsumoni në mënyrë që të marrim sasinë e nevojshme të elementeve që ndikojnë në shëndetin tonë. Ajo këshillon që këto pije të ruhen në temperaturë normale, pasiqë në temperatura të larta mund ta humbin efektin e tyre./UBTNews