Janë disa pije që nutricistës po i konsiderojnë si shumë të mira për rritjen e imunitetit, raporton “EatThisNotThat”.
Pasi rreth 60 deri në 70% e trupit përbëhet nga uji, për çdo funksion që trupi kryen i nevojitet ai.
Të pirit sasi adekuate të ujit është fillim i mbarë nëse dikush dëshiron të ketë një imunitet të mirë. Hidratimi bllokon formimin e baktereve e viruseve të ndryshme. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon trupin të absorbojë më mirë të mirat nga ushqimi.
Çaji i gjelbër njihet si antioksidant duke zvogëluar mundësinë e infeksioneve në organizëm. Ai është i pasur më shumë polifenole e flavonide që janë të mirë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës e të disa llojeve të kancerit. Kefiri është pije e fermentuat që i përngjan jogurtit, që bëhet nga shumë lloje të qumështit si ai i lopës e i deles. Ashtu si jogurti edhe kefiri përmban probiotik, që ndihmon në balancimin e mikrobeve të mira në stomak.
Kefiri përmban veti antiiflamatore, antimikrobiale, që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksione edhe kur trupi pëson ndonjë plagë të jashtme.
Çaji me gjingjer dhe limon bëhet duke prerë copëza limoni e copëza të rrënjës së gjingjerit dhe duke i përvëluar me ujë. Mund të i shtohet mjaltë për shije. Kjo pije përmban vitaminë C e njihet si pije që ndikon në pastrimin e zorrëve duke ndihmuar organizmin të luftojë kundër sëmundjeve dhe infeksioneve.
Gjingjeri ndihmon kundër të vjellave, ulë rrezikun ndaj kancerit, rregullon yndyrën në gjak e ul inflamacionin. Lëngu i përbërë 100% nga portokalli e grejpfruti është i mirë të pihet kur një person ka ndonjë grip. Pasi kjo pije përmban shumë vitaminë C e folate, mund të ndihmojë trupin të luftojë infeksionet.
Lëngu i domates është antiiflamator i fuqishëm dhe i ndihmon sistemit imunitar të luftojë shumë sëmundje.
Domatja përmban shumë vitaminë C që njihet si vitamina kryesore që i duhet organizmit kundër inflamacioneve të ndryshme.