Sa më e thjeshtë të jetë pija, aq më mirë është për trupin tuaj. Zgjedhja e pijeve me sheqer, natrium dhe yndyrë rëndon trupin dhe vështirëson tonifikimin. Nëse keni mundësi, gjithmonë zgjidhni pije me përbërës jo të komplikuar dhe lehtësisht të kuptueshëm.
3 pijet më të mira për një metabolizëm të shpejt që iu ndihmon të largoni yndyrën e tepërt, këshillohen:
1. Ujë:
Ndoshta nuk ju befason ky informacion. Uji është numri një për metabolizmin. Dietologia Serena Poon tha për Parade se uji rrit energjitë dhe shndërron yndyrën e grumbulluar në “karburant”, raporton Kosovarja.
2. Kafe:
Dietologia Lisa Moskovitz tha për Parade se kafeina është stimulues që shpejton metabolizmin. Nëse keni uri pasi pini kafe me stomakun bosh, trupi po ju thotë: Që kafeina po konsumohet dhe është koha për të ngrënë.
3. Çaji jeshil:
Moskovitz shtoi se çaji jeshil është një nga çajrat më të mirë në botë dhe ndihmon në djegien e kalorive kur trupi është fizikisht jo aktiv.