Tanimë temperaturat janë në kulmin e tyre dhe sezonin e verës po e shijojmë të gjithë.
Shumë njerëz janë në dilemë nëse temperaturën e trupit e ulin më shumë pijet e nxehta apo të ftohta.
Dritare.net zbulon më poshtë dilemën, nëse në verë duhet të pini pije të ngrohta apo të ftohta?
Pirja e lëngjeve është gjëja e duhur për të bërë gjatë një valë të nxehtë: është e domosdoshme të qëndroni të hidratuar për të mbrojtur veshkat. Por ka debat nëse pija duhet të jetë e ftohtë me akull apo e nxehtë.
Teoria e zgjedhjes së një pije të nxehtë është se përkohësisht ju nxeh nga brenda, por prodhon djersë dhe efekti është i mirë. Trupi i njeriut mund të prodhojë deri në dy litra djerse në orë, e cila është një mënyrë efektive për të reduktuar temperaturën e trupit tuaj.
Por nëse lëngu nuk zëvendësohet, së shpejti do të ndiheni i dehidratuar kështu që disa rekomandojnë shmangien e pijeve të nxehta. Disa gjithashtu argumentojnë se ju nuk duhet të pini shumë çaj ose kafe, pasi ato përmbajnë kafeinë që shkakton dehidratim.
Është e vërtetë se disa hulumtime kanë mbështetur idenë se pije të ftohta janë më të mira. Ka patur studime ku njerëzit bënë stërvitje intensive dhe më pas matën temperaturën e trupit të tyre gjatë pirjes së pijeve të nxehta ose të ftohta: u konstatua se pije të ftohta ishin më efektive në ftohjen e trupit të tyre.
Por ka një problem të mundshëm me këto gjetje. Siç tregoi Ollie Jay, profesor i asociuar në fiziologjinë termoregulatorike në Universitetin e Otavës, lëngu nga një pije e ftohtë shkon drejt në stomak. Nuk është çudi, pra, se temperatura duhet të zbresë.
Por ekipi i ekspertëve pijet e nxehta ftohin më shpejt trupin, duke ju krijuar djersë. Megjithatë, ekziston një situatë ku pijet e nxehta nuk do t’ju ftohin: nëse jeni me djersë dhe keni veshur shumë rroba që djersa nuk ka mundësi të ikë. Në këtë rast, pini diçka të ftohtë.
Përfundimisht: Pijet e nxehta ju ulin temperaturën e trupit më shpejt, përveç rasteve kur keni veshur shumë rroba./dritare.net