UBT News

Philips shkurton 6 mijë vende pune pas tërheqjes së pajisjes së gjumit

Prodhuesi holandez i teknologjisë mjekësore, Philips njoftoi të hënën se do të shkurtojë 6 mijë vende pune në mbarë botën pas humbjeve të reja të shkaktuara nga një tërheqje masive e respiratorëve të dëmtuar të gjumit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Roy Jakobs njoftoi rreth reduktimit të fuqisë punëtore deri në vitin 2025. Ky lajm erdhi vetëm tre muaj pasi kompania njoftoi për shkurtimin e 4 mijë vendeve të tjera të punës.

“2022 ka qenë një vit shumë i vështirë për Philipsin dhe palët tona të interesit, dhe ne po ndërmarrim veprime të duhura për të përmirësuar ekzekutimin tonë dhe për të rritur performancën me urgjencë”, tha Jakobs përmes një deklarate.

Firma që ndodhet në Amsterdam njoftoi se ka pësuar humbje neto në vlerë prej 105 milionë euro në tremujorin e katërt të vitit 2022 dhe 1.6 miliard euro vitin e kaluar në tërësi, kryesisht për shkak të tërheqjes.

Në vitin 2021, Philips njoftoi rreth një tërheqjeje globale të pajisjeve të saj për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit./UBTNews/

Exit mobile version