UBT News

Philip Reeker: Vetëm njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhje e qëndrueshme për dialogun

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, gjatë Forumit të Prespës u shpreh se vetëm një njohje e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja e qëndrueshme për dialogun mes dy vendeve.

Z. Reeker shprehu rezerva lidhur me mosmarrjen e një vendimi nga BE për liberalizmin e vizave për Kosovën, gjë që siç tha dobëson edhe motivimin për t’iu qasur dialogut Kosovë-Serbi me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit.

“Ne besojmë se një zgjidhje e qëndrueshme është ajo që përfshin njohjen e ndërsjellë, e cila do t’i lejojë të dyja vendet që vërtetë të lënë pas krahësh kundërshtitë mes tyre, të vendosin historinë në kontekst dhe të lëvizin drejt një ardhmërie më të sigurt dhe të qëndrueshme.

Më lejoni të përmend një vend tjetër ku BE-ja ka mundësi të forcojë konsistencën dhe kredibilitetin, liberalizimi i vizave për Kosovën. Pas deklaratave të vazhdueshme të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian se Kosova ka arritur të gjitha parakushtet për udhëtim të lirë në zonën Shengen, mohimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i shtuar edhe mohimin e perspektivës evropiane në horizont, dobëson motivimin për t’iu qasur dialogut Kosovë-Serbi me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit”, u shpreh z. Reeker.

Exit mobile version