Gjigandi farmaceutik amerikan, Pfizer, njoftoi të martën për një marrëveshje që do të bëjë pilulën e saj antiCovid të disponueshme dhe shumë më të lirë në vendet më të varfëra, përcjell UBT News.
Pfizer do të licensojë prodhimin e pilulës së saj premtuese Paxlovid për prodhuesit e barnave në mënyrë që të furnizojë 95 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat mbulojnë rreth 53 për qind të popullsisë së botës.
Sipas marrëveshjes së arritur kompania nuk do të marrë honorare nga prodhuesit gjenerikë, duke e bërë trajtimin më të lirë.
Të dhënat e përkohshme nga provat treguan rezultate shumë premtuese, kështu duke e ulur mundësinë për t’u shtrirë në spital apo për të humbur jetën nga Covid-19./UBTNews/