Kanali i televizionit shtetëror të Shri Lankës, Rupavihini ka pezulluar transmetimin e tij televiziv.
Zyrtarët thonë se inxhinierët mbyllën kanalin ndërsa turma protestuesish hynë në zyrën e televizionit shtetëror.
Shri Lanka shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasiqë presidenti i saj, Gotabaya Rajapaksa është arratisur nga Shri Lanka me një avion ushtarak, i shoqëruar nga gruaja e tij./UBTNews/