Gjashtë kanaleve televizive në Moldavi u janë hequr licencat e transmetimit për shkak të akuzave për pasaktësi dhe dezinformim lidhur me mbulimin e luftës ruse në Ukrainë, thonë autoritetet.
Komisioni i Moldavisë për Situata të Jashtëzakonshme njoftoi rreth vendimit të tij për të pezulluar disa kanale, First in Moldova, RTR Moldova, Accent TV, NTV Moldova, TV6 dhe Orhei TV. Sipas njoftimit, pas një rishikimi gjeti “mungesë informacionesh të sakta në mbulimin e ngjarjeve kombëtare, por edhe të luftës në Ukrainë”.
Pezullimet u bënë me qëllim të “parandalimit të rrezikut të dezinformimit … ose përpjekjeve për të manipuluar opinionin publik”.
Katër nga gjashtë kanalet e pezulluara – Firt in Moldova, RTR Moldova, NTV Moldovadhe TV6 – transmetonin rregullisht programe nga kanalet televizive ruse që u ndaluan për “dezinformim dhe propagandë lufte” nga Këshilli Evropian të premten, në kuadër të sanksioneve të reja kundër Rusisë./UBTNews/