Planet që Papa Françesku të takohet në Jerusalem në qershor me Patriarkun ortodoks rus, Kirill, i cili ka mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, janë pezulluar, i tha Papa një gazete argjentinase.
Reuters raportoi më 11 prill se Vatikani po konsideronte të zgjaste udhëtimin e Papës në Liban më 12-13 qershor me një ditë, në mënyrë që ai të mund të takohej me Kirillin më 14 qershor në Jerusalem.
Françesku i tha La Nacion në një intervistë se plani ishte “suspenduar” sepse diplomatët e Vatikanit këshilluan se një takim i tillë “mund të sjellë shumë konfuzion në këtë moment”./UBTNews/