Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së njofton antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e PEZULLON protestën e paralajmëruar për sot, me arsyetimin se ministri Rifat Latifi është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK.
“Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësorë që pas zhvillimeve të fundit e pezullon protestën e paralajmëruar për sot nga ora 12:00”, thuhet në njoftim.
Në njoftim mes tjerash thuhet se “nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetarë të dorës së dytë, ndërsa po ashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre”.