UBT News

Pezullohet mësimi në shkollat e Vushtrrisë për shkak të vërshimeve

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente.

Vërshimet në këtë komunë kanë bërë që Drejtoria e Arsimit të marrë vendim për pezullimin e mësimit për sot dhe nesër.

Drejtori i Arsimit në Vushtrri, Dardan Abazi ka konfirmuar se orët e humbura do të kompensohen.

“Po, për shkak të gjendjes së vërshimeve është vendosë të pezullohet mësimi për sot dhe nesër. Orët e humbura do të kompensohen”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi u ka kërkuar qytetarëve të Vushtrrisë të bëjnë kujdes për shkak të vërshimeve.

Exit mobile version