UBT News

Petkoviq: “Serbët e Kurtit” po shkatërrojnë unitetin serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka thënë se “kurrë nuk kanë pasur sulme të tilla të sinkronizuara ndaj unitetit serb në Kosovë”.

Në një intervistë për Veçernje Novosti ai theskon se ka frikë se do të kenë disa siç i quan ai “serbë të Kurtit” në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë që interesi kryesor i të cilëve është sulmi ndaj unitetit serb, transmeton Klankosova.tv.

Petkoviq deklaroi se ndërsa partitë shqiptare po bashkohen në komunitetet serbe, të cilat dalin me kandidatë të përbashkët për herë të parë, disa individë me emra dhe mbiemra serbë po shfaqen në të njëjtën kohë që haptas po e shkatërrojnë unitetin serb.

Exit mobile version