Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar sot se “mbrëmë ishim në prag të konflikteve të rënda” dhe se “plani ishte që forcat speciale të Kosovës të pushtonin veriun”.
Ai në një konferencë për media bëri të ditur se presidenti Aleksandar Vuçiq nesër do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Petkoviq tha se serbët e kuptojnë këtë më së miri dhe se “e kupton edhe Vuçiq, kush i inkurajoi përfaqësuesit e QUINT-it që të parandalojnë më të keqen”.
“Do të mjaftonte që Kurti të tërhiqte vendimin dhe ne t’i ktheheshim normalizimit dhe paqes”, tha ai.
Ai theksoi se barrikadat janë “e vetmja mënyrë që populli ynë të vërë në dukje terrorin dhe problemet me të cilat po përballet”.
Petkoviq ftoi vendet e QUINT-it të monitorojë situatën në periudhën e ardhshme.
“Le të kthehemi në Bruksel për të biseduar dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha ai, sipas mediave serbe.