UBT News

Peticioni për shkarkimin e kryetarit në Zveçan, përfundon mbledhja e nënshkrimeve

Srdjan Vuçiniq, një nga iniciatorët e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, ka thënë se kanë mbledhur më shumë se 1 mijë e 300 nënshkrime. Sipas tij, kjo procedurë atje tashmë ka përfunduar. Ai falënderoi qytetarët për “përgjigjen e shkëlqyer”.

“Peticioni ka përfunduar dje dhe kemi mbledhur më shumë se sa na duhen. Për shifrën zyrtare dhe hapat e ardhshëm do t’ju informojmë së shpejti”, tha Vuçiniq.

Përveç Zubin Potokut, nënshkrimet janë mbledhur edhe në komunat tjera serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Të gjithë iniciatorët theksuan se kanë mbledhur më shumë nënshkrime sesa kërkohet.

Exit mobile version