UBT News

Pete Davidson zbulon plagë të thella familjare mes një paraqitjeje të re në skenë

Pete Davidson, komediani i njohur 31-vjeçar, ka treguar publikisht një kapitull të errët të jetës së tij familjare, gjatë një shfaqjeje në Newark, në kuadër të festivalit “North to Shore”.

I njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe humorin e errët, Pete foli për gjyshin nga nëna një njeri me të cilin ka marrëdhënie të tendosur dhe që aktualisht po përballet me një sëmundje të rëndë të mushkërive.

Në skenë, Pete rrëfeu se gjyshi vuante nga emfizema dhe kancer në mushkëri, por theksoi se nuk ka lidhje emocionale me të, shkruan DailyMail.

Ai tregoi se ai e kishte keqtrajtuar gjatë fëmijërisë e shprehu ndjenja të përziera për shëndetin e përkeqësuar, duke e përshkruar si “njeri i vjetër që po vdes”, ndonëse shtoi se po përpiqet të jetë pranë nënës së tij, e cila po kalon momente të vështira.

Pete solli kujtime nga fëmijëria e përmendi përpjekjet për të gjetur ndonjë kujtim pozitiv, duke shtuar se dëshiron të ndihmojë mamanë e tij, të cilën e konsideron si një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij. Shfaqja shënoi ndryshim për Pete, i cili ishte me pamje të re, mjekër e mustaqe, me stil serioz.

Ai gjithashtu ka nisur heqjen e tatuazheve, duke e quajtur këtë një mënyrë për t’u shkëputur nga një version i kaluar dhe i dhimbshëm i vetes.

Pavarësisht sfidave me shëndetin mendor dhe të kaluarën e vështirë përfshirë humbjen e babait në sulmet e 11 shtatorit Pete vazhdon të përdorë skenën si një hapësirë për të shprehur veten me ndershmëri brutale e për të përballuar demonët me humor, duke fituar simpatinë e audiencës për sinqeritetin e tij.

Exit mobile version