Ylli i “Saturday Night Live” është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’u bashkuar me Jeff Bezos në një fluturim të Blue Origin, ka zbuluar Page Six, përcjell UBT News.
Davidson, 28 vjeç, u pa në kompleksin e miliarderit në Los Angeles në janar, teksa ai dhe e dashura e tij Kim Kardashian mbërritën për darkë me Bezos dhe dhe të dashurën e tij, Lauren Sanchez.
“Pete është i emocionuar”, tha një burim për Page Six. “Ata nuk kanë nënshkruar ende një kontratë, por duket se do të ndodhë. Detajet janë duke u finalizuar”.
Nuk dihet ende se kur Davidson do të shkojë në hapësirë, por ka të ngjarë të jetë këtë vit, tha burimi.
Majin e kaluar, personazhi i Davidson-it, Chad, u kthye në “SNL” si një kolonist i Marsit në episodin e organizuar nga CEO i Space X, Elon Musk.
Muajt e fundit Pete Davidson ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tij me yllin televiziv, Kim Kardashian./UBTNews/