UBT News

Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviqit, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një shkrimi në Facebook.

“Përderisa Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive: Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!); Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik; Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës – së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit; Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews

Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Wednesday, January 13, 2021

Exit mobile version