Një femër ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marrë ditë më parë në një aksident trafiku në fshatin Preoc të Graçanicës.
Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur në 22 dhjetor dhe ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve si pasojë e aksidentit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.