Pesha e trupit, masa dhjamore, ajo muskulore e një sërë parametrash tjerë përbëjnë atë që quhet trup i shëndetshëm. Këto të dhëna specifikisht janë të ndryshme për çdo njeri, por në panormën e gjerë, ekspertët sugjerojnë të mos kaloni në mbipeshë.
Çfarë ndodh në organizëm kur konsideroheni në peshë normale, por keni bark të madh?
Sipas ekspertëve dhjami i mbledhur rreth belit mund të jetë një problem kryesisht për organet tuaja.
Çfarë do të thotë për shëndetin?
Siç e shpjeguam, edhe nëse keni një peshë normale për trupin, problemi qëndron tek akumulimi i tepërt i dhjamit në disa zona.
Barku i madh apo i dhjamosur rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, në deklaratë të publikuar në Prill 2021.
Sipas tyre lloji më i rrezikshëm i dhjamit për zemrën është pikërisht ai që qëndron rreth barkut, pasi rrethon organet, ky lloj shëndeti dëmton arteriet dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare të shumta.
Për të qenë të shëndetshëm, diametri i belit nuk duhet të jetë më i madh se gjysma e peshës tuaj trupore, për të mbajtur një trup në formë, ekspertët rekomandojnë të bëni 150 minuta aktivitet fizik në javë me intensitet mesatar. Këtu mund të përfshihet noti, e ecura, vrapi apo palestra e sporte të tjera.
Qëllimi juaj duhet të jetë të largoni sa më shumë dhjamin nga beli dhe të formoni masë muskulare.