Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca kanë bërë homazhë pranë varrit të Adem Demaçit.
Në pesëvjetorin e vdekjes së tij, Kurti tha se kanë krenari dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e tij.
“Kemi pikëllim dhe mallëngjim por kemi edhe krenari dhe mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim”, ka thënë Kurti.
Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se është me rëndësi që të kujtohet figura e Adem Demaçit.
“Adem Demaçi për shqiptarët mendoj qe ka qenë njëra nga figurat më të rëndësishme. Gjithmonë i ka frymëzuar brezat me veprimtarinë e tij, e cila është e rëndësishme edhe për ne që vazhdojmë të përfaqësojmë institucionet”, tha ai.