Pesë persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 3 mijë e 772 pacientë, kurse numri total i rasteve aktive është 30 mijë e 871.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 37 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 786 mijë e 709 doza të vaksinës.
Deri më sot 806 mijë e 884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe 84 mijë e 819 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews