UBT News

Pesë viktima dhe 1 mijë e 140 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 140 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 3 mijë e 624 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 18 mijë e 506.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 312 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 796 mijë e 305 doza të vaksinës.

Deri më sot 809 mijë e 228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 90 mijë e 619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version