UBT News

Pesë ushqimet që ndihmojnë detoksin e gjakut

Gjaku i njeriut grumbullon çdo ditë shumë toksina që vijnë nga ushqimet, ndotja por edhe stresi. Ai ka nevojë të pastrohet sepse toksinat e tepërta ndikojnë tek imuniteti, paraqitja e lëkurës dhe shëndetin në përgjithësi. Gjaku mund të pastrohet natyralisht nga mushkëritë, veshkat dhe mëlçia, nëse këto të fundit nuk janë të dëmtuara.

Brokoli

Brokoli është i pasur me kalçium, vitaminën C, acidet yndyrore omega-3, fibër, kalium, mangan e shumë minerale të tjera. Ngrënia e rregullt e brokolit e ushqen gjakun me antioksidantë të cilët eliminojnë toksinat.

Frutat

Mollët, kumbullat dhe pjeshkët përmbajnë fibër e cila pastron gjakun nga toksinat dhe metalet e rënda. Veç tyre, ekspertët rekomandojnë edhe frutat e pyllit si luleshtrydhet dhe boronicat.

Barishtet

Barishtet janë të pasura me antioksidantë. Ato nxisin shtimin e enzimave të mëlçisë që përshpejtojnë procesin pastrues të gjakut.

Panxhari

Panxhari është burim natyral antioksidantësh që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme. Lëngu i panxharit nxit prodhimin e enzimave që pastrojnë gjakun natyralisht.

Limoni

Uji i vakët me limon promovon shpërbërjen e depozitave yndyrore dhe lehtëson veshkat nga barra e pastrimit të organizmit nga toksinat. Mineralet dhe vitaminat që gjenden tek limoni pastrojnë jo vetëm gjakun por janë të rekomanduara për të gjithë shëndetin.

Uji

Veshkat nxjerrin toksinat e gjakut nëpërmjet urinës. Për rrjedhojë, uji është një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi. Uji ndihmon në nxjerrjen më të shpejtë të toksinave nga trupi dhe për më tepër ju mban të hidratuar. Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën tetë gotave ujë në ditë.

Exit mobile version