Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që hani janë shumë herë më të rëndësishme se palestra.
Kjo ndodh se pjesa më e madhe e dhjamit akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme, mësoni më shumë për ushqimet që ju ngopin por nuk ju shëndoshin.
Vezët
Janë ushqim i shkëlqyer për rënie, të pasura me ushqyes e përmbajnë pak kalori. Janë të pasura me proteinë, hekur, vitamina e minerale, mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt ngopës, por edhe në drekë. Për këtë vakt mund t’i zieni vezët dhe t’i shoqëroni me sallatë jeshile ose sallatë me patate.
Frutat e pyllit
Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të fibrës dhe shumë pak sheqer në krahasim me frutat tjera, manaferrat dhe boronicat përmbajnë antioksidantë dhe vitamina që ju mbajnë në formë dhe eliminojnë inflamacionin. Ato mund t’i shoqëroni me kos, tërshërë apo sallata.
Arrorët
Karbohidratet e mira janë të rëndësishme, gjenden tek farat dhe arrorët që janë të pasur me larmi ushqyesish. Përfshihen yndyrnat e mira, vitamina e minerale të rëndësishme.
Kosi
Kosi pa yndyrë dhe i zënë në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina, për më shumë shije dhe vlera atë mund ta konsumoni me arra ose fruta pylli. Kosin pa shumë yndyrë mund ta hani në çdo vakt dhe pa u shqetësuar për peshën.
Patatet e embla
Patatet e ëmbla mund të gatuhen në shumë mënyra dhe nuk bëhen të mërzitshme, karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale nënkupton që trupi e ka më të lehtë tretjen e tyre. Patatet e ëmbla mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër.