Të paktën pesë persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi afër Ministrisë së Jashtme afgane të mërkurën, njoftoi policia në Kabul.
Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran njoftoi përmes Twitterit se edhe disa persona u plagosën. Ai shtoi se autorët do të gjenden dhe do të ndëshkohen.
Shpërthimi ndodhi në lagjen diplomatike të Kabulit, sheshin Zanbaq, rreth orës 16:00, sipas kohës lokale, njoftoi Zadran. Disa vende, përfshirë edhe Turqinë, Indinë dhe Kinën, kanë ambasada në këtë zonë.
Zadran nuk tregoi se sa persona u plagosën, megjithëse organizata humanitare Emergency tha se qendra e saj kirurgjikale në Kabul ka pranuar më shumë se 40 pacientë pas shpërthimit./UBTNews/