Një ushtar ukrainas hapi zjarr në një fabrikë të hapësirës ajrore, duke lënë pesë të vdekur dhe pesë të plagosur përpara se të ikte me armën e tij, tha të enjten Ministria e Brendshme e Ukrainës.
“Një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës qëlloi me një automatik kallashnikov mbi rojet e fabrikës dhe më pas u largua me armën e tij. Si rezultat, pesë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën”, tha ministria në një deklaratë.
Një i dyshuar më vonë u arrestua për të shtënat./UBTNews/