Pesë persona kanë vdekur dhe 97 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 30 raste, Ferizaj 9 raste, Podujevë 9 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Gjakovë 6 raste, Istog 6 raste, Drenas 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Prizren 3 raste, Lipjan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kamenicë, Rahovec dhe Viti.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 291 pacientë, kurse raste aktive janë 6 mijë e 559./UBTNews