Pesë persona kanë vdekur dhe 704 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar edhe 342 pacientë, kurse raste aktive janë 11 mijë e 736./UBTNews