Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 437 raste të reja nga 2 mijë e 643 mostra të marra.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Prizren 36 raste, Pejë 34 raste, Vushtrri 21 raste, Gjakovë 20 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 12 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 8 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Junik, Klinë, Kllokot dhe Ranillug./UBTNews