UBT News

Pesë të vdekur dhe 297 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 297 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 65 mijë e 65./UBTNews

Exit mobile version