Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 296 raste të reja nga 1 mijë e 158 mostra të marra.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 139 raste, Podujevë 25 rast, Fushë-Kosovë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Drenas 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 10 raste, Rahovec 6 raste, Vushtrri 5 raste, Obiliq 4 raste, Klinë 3 raste, Skënderaj 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Ranillug, Shtime dhe Suharekë.
Numri total i rasteve pozitive është 47 mijë e 499 raste nga 166 mijë e 741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 225 raste të vdekjes./UBTNews