Pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 284 raste të reja dhe 224 të shëruar.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti./UBTNews