Pesë persona kanë vdekur dhe 160 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1 mijë e 39 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 751.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 mijë e 339 doza të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews
