Pesë raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë kësaj periudhe u kryen 9 mijë e 581 testime prej të cilave rezultuan 1 mijë e 765 raste pozitive.
MSh-ja njoftoi se janë shëruar edhe 121 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 183.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21 mijë e 903 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601 mijë e 701 doza të vaksinës./UBTNews