Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka informuar se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një kamioni dhe një kamionete.
“Sot rreth orës 08:19 wshte raportuar një aksident trafiku në mes te nje kamioni-betonjer dhe kamionete. Aksidenti ka ndodhe ne rrugen tranzit ne Prizren. Pesë persona janë të lënduar”, ka bërë të ditur Bytyqi.