Përveçse transmetohet shumë më lehtë nga një person te tjetri, varianti Delta ndryshon nga variantet e tjera të koronavirusit edhe sa i përket simptomave.
Simptomat më të zakonshme të variantit “Delta” janë: Rrjedhje hundësh; kollë e vazhdueshme; dhimbje e fytit; dhimbje koke; dhe ethe.
Më shumë se 90% e pacientëve me variantin Delta në Mbretërinë e Bashkuar kanë shfaqur simptoma si: dhimbja koke, fyti dhe ethe.
Ndërsa anemia është një nga simptomat më të rralla dhe duhet të hetohet shkencërisht. Duhet të theksohet gjithashtu se humbja e shijes dhe nuhatjes janë disa nga simptomat e njëjta me variantin “Alpha”.
Ashpërsia e simptomave për shkak të Deltas varet si nga historia mjekësore individuale e pacientit ashtu edhe nëse ai ose ajo është vaksinuar kundër Covid-19. Sidoqoftë, te individët plotësisht të vaksinuar simptomat janë më të lehta dhe zgjasin më pak. /abcnews