Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Edhe 14 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, kurse numri i rasteve aktive është 66.
Në 24 orët e fundit janë dhënë dy doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 828 mijë e 982 doza të vaksinës./UBTNews/
