Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 102 testime, pesë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar edhe katër pacientë.
Në total numri i rasteve aktive është shtatë, ndërkohë janë vaksinuar 22 qytetarë.