UBT News

Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se pesë persona janë infektuar me koronavirus. Rastet e reja erdhën pas testimit të 87 mostrave të dyshuara për COVID-19.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për katër persona që kanë fituar betejën me COVID-19.

Sa i përket procesit të vaksinimit dhjetë qytetarë janë imunizuar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews/

Exit mobile version