UBT News

Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pesë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe shtatë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 52.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 680 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version